KQZ po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Deri në përditësimin e fundit në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje prin me 44.33 për qind të votave, apo 2669 vota.
Pas LVV-së, pason Lidhja Demokratike e Kosovës me 2020 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 583 dhe Partia Demokratike e Kosovës me 390 vota.
Nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV-ja ka dalë e para.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës kanë mundur të votojnë përmes postës ose votimit fizik në disa përfaqësi diplomatike.
Pa u numëruar kanë mbetur votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.