420 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

420 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 420.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.

Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,980 persona./Gazeta Enigma/

Related Articles