KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet lokale

KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletëvotimet për zgjedhjet komunale të 2 tetorit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se, në mbledhjen e 55-të, KQZ-ja mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën e Votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit, e cila përbëhet nga 2 milionë e 69 mijë e 99 votues, prej të cilëve rreth 44 mijë janë jashtë Kosovës.

Gjithashtu, janë 2,571 vendvotime dhe 910 qendra votimi, që është më shumë sesa në zgjedhjet parlamentare të mëparshme, si në numrin e qendrave të votimit ashtu edhe në numrin e vendvotimeve.

Për të parë fletëvotimet nga secila komunë, klikoni këtu.

Ja një shembull se si do duken fletëvotimet, të cilat do jenë të ndara – një për kryetar komune dhe një për asamblist.

Shembulli është nga Komuna e Gjilanit:

Related Articles