45 aksidente trafiku vetëm gjatë 24-orëve të fundit në vend

45 aksidente trafiku vetëm gjatë 24-orëve të fundit në vend

Policia e Kosovës ka njoftuar se betëm gjatë 24-orëve të fundit në vend janë raportuar 45 aksidente trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 15 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 30 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,952 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 15 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

Related Articles