Tifozët e Paris Saint-Germainit nuk kanë marrë lajm aspak të mirë, 13-të ditë para ndeshjes me Bayern Munichun në fazën nokaut të Ligës së Kampioënve.
Mbappe që po luan me skuadrën e tij në udhëtim te Montpellieri në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1 të Francës, është zëvendësuar shkaku i një lëndimi muskulor.
Mbappe humbi penalltinë në minutën e 10-të të ndeshjes, pjesa e parë e të cilës është mbyllur 0:0. Mediumi “L’Equipe” madje ka shkruar se ai ka humbur dy penallti.
Ai gjuajti, portieri kundërshtar e preku topin që përfundoi në shtyllë, ndërsa pas topit të kthyer, Mbappe nuk shënoi sërish. Mbappe në minutën e 20-të më pas u zëvendësua, pasi u pa duke e mbajtur kofshën e këmbës së majtë.
Përveç Mbappes nga loja u largua edhe Sergio Ramos të cilin e zavëndësoi Renato Sanches.