Nemanja Vllaskovic është serbi që u arrestua sot nga ana e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se i njëjti ka qenë organizator i sulmeve ndaj gazetarëve në Leposaviq, në ditën e 29 majit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Vllaskovic është dërguar në mbajtje për 48 orë, e më pas do të vendoset përpara Gjykatës, ku edhe pritet të mirret një vendim për të.
Më 29 maj, pati tensione të shumta në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, ku protestuesit kundërshtuan me dhunë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.
Tri ditë më parë, policia arrestoi edhe Milun Milenkovic – Llune, një tjetër hluigan serb që radhitet në mesin e organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR-it dhe Policisë.
Lidhur me arrestimin e Vllaskovic sot, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë.