49 orë pa rrymë në Gjilan, ekipet mobile nuk përgjigjen ndaj qytetarëve

49 orë pa rrymë në Gjilan, ekipet mobile nuk përgjigjen ndaj qytetarëve

Në komunën e Gjilanit ka pasur një prishje dhe shumica e lagjeve janë përballur me mungesën e energjisë elektrike, shkruan Gazeta “Enigma”.

Diku pas 30 orë punime në disa pjesë është kthyer furnizimi i energjisë elektrike me reduktime, dhe vetëm një fazë aktive.

L.K. qytetare nga Gjilani ka kontaktuar Gazetën “Enigma” dhe ka treguar se tani e 49 orë janë pa energji elektrike plus që kanë dhe familjar me probleme shëndetësore.

“Ne e kemi rrymën monofazë, në lagjen tonë dje pasdite është lëshuar një faze e rrymës, por në shtëpitë që janë monofazë nuk ka ende rrymë qe 49 orë”, tha ajo.

Tutje ajo ka shtuar se “mbi 20 herë kanë kontaktuar me qendrën e thirrjeve dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre”, duke marrë parasysh edhe faktin që sa herë që kanë telefonuar kanë treguar edhe për rastin e familjarit të tyre që është në gjendje të keqe shëndetësore.

Sipas saj ekipet e KEDS kanë qenë dje në lagjen e tyre dhe tek fqinji i tyre e kanë rregulluar problemin e njëjtë që e kanë me ta, por që te këta nuk janë lajmëruar fare.

Sipas burimeve të Gazetës “Enigma” ka edhe disa lagje në qytetin e Gjilanit që ende janë pa energji elektrike.

Related Articles