Ja cilat janë ndryshimet për provimin e jurisprudencës

Ja cilat janë ndryshimet për provimin e jurisprudencës

Në seancen e së premtes, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Komisioni për provimin e jurisprudencës, ka bërë punë të mirë, dhe se për herë të parë, nuk ka pasur asnjë presion apo ndërhyrje nga Presidenca, kryetari i Kuvendit apo Qeveria.

Ajo theksoi se tani është koha e fundit që provimin ta kalojnë njerëzit që e meritojnë.

“Provimi do të organizohet tre herë brenda një viti. Komisioni i raporton Ministrisë së Drejtësisë në secilin afat të provimit. Komisioni do të bëhet nga juristë të diplomuar që e kanë dhënë provimin e jurisprudencës dhe të kenë tetë vite përvojë profesionale”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se kohëzgjatja e provimit do të kalojë nga 5 orë në 4, nën arsyetimin se është kohë e mjaftueshme.

“Monitorimi është i rëndësishëm edhe gjatë fazës së provimit. Ne i kemi bërë thirrje shoqërisë civile, organizatave, mediave që ta monitorojnë këtë proces.”

Kreu i GP-së të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se PDK-ja një pikëpamje tjetër në organizimin e provimit të jurisprudencës, duke thënë se sa ishte ministër, plani ka qenë që ky provim të hiqej nga politika dhe të vendosej nga Akademia e Drejtësisë.

“Grupi Parlamentar i PDK-së ka një pikëpamje tjeter sa i përket organizimit të provimit të jurisprudencës. Sa kam qenë minsitër plani ka qenë ta largojë nga Ministria e Drejtësisë dhe komplet nga politika dhe me të duhet të merret akademia e drejtësisë. Mendoj që Akademia e Drejtësië është institucion që ka kapacitete më të mira për organizimin e tij. Mendoj qe është e shëndetshme që politika t’i largojë duart nga provimi i jurisprudencës ky ka qenë angazhimi im por për shkak të mandatit të shkurt nuk kam arritur ta përfundojë”, deklaroi ai.

Tahiri tha se i di potencialet e MD-së, derisa ka sugjeruar ministren Haxhiu që për këtë provim, politika t’i mbajë duart larg.

“Nëse presidentet e ministrat kanë vendosë kush ta kalojë provimin e jurisprudencës atëherë kjo është skandal. Unë nuk besoj që ka ndodhur kështu por nëse kemi raste të tilla duhet të denoncohen ato. Kur je në krye të një dikasteri duhet të kesh kujdes në diskursin që përdorë. Të apostrofohen krerët e shtetit këtu me këtë qasje mendoj që është e papranueshme”, ka thënë më pas deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj./Gazeta “Enigma”/

Related Articles