50 fëmijë çdo ditë në urgjencë, pediatri tregon çfarë duhet të kenë kujdes prindërit gjatë pushimeve

50 fëmijë çdo ditë në urgjencë, pediatri tregon çfarë duhet të kenë kujdes prindërit gjatë pushimeve

45 deri në 50 është numri i pacienteve të vegjël që paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore në urgjencë pediatrike në Shqipëri, më saktësisht në qytetin e Lezhës.

Infeksionet virale dhe alergjitë që krijohen nga deti janë shqetësimet që paraqesin fëmijët gjatë kësaj periudhe, thotë pediatri Mark Marku.

“Aktualisht në rastet kryesore janë me bark të vjella që janë me origjinë virale, rastet e dyta janë për shkak të temperaturave të larta që ka dhënë këtë infeksion viral dhe rastet e treta janë kryesisht alergjitë e shumta”.

Mjeku pediatër bën apel që të shmangen daljet në pikun e vapës.

“Prindi në radhë të parë duhet të ketë parasysh ata që shkojnë në plazh. Fëmijët e vegjël duhet të shkojnë maksimumi deri në orën 10 e gjysmë, ose pas orës 5 e gjysmë, 6. Fëmijët nuk duhet të rrinë në diell sepse i dehidron. Çdo fëmijë i sëmurë që ka probleme nuk duhet të shkojë në plazh, por duhet të kërkojë ndihmën e mjekut”.

Sipas mjekut, pritet që rastet e fëmijëve me viroza apo infeksione të ndryshme, të shtohen në fund të Korrikut, kjo edhe për shkak të rritjes së temperaturave në këtë periudhë.

Related Articles