51 pacientë me COVID në Mjekësinë Sportive, 7 në gjendje të rëndë

51 pacientë me COVID në Mjekësinë Sportive, 7 në gjendje të rëndë

Në qendrën e Mjekësisë Sportive aktualisht janë të hospitalizuar 51 pacientë të prekur me Coronavirus.

Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, për Front Online tha se 7 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjellë Gazeta “Enigma”.

“Në Mjekësinë Sportive janë duke u trajtuar aktualisht 51 pacientë, kurse 7 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, tha ai.

Ahmeti njoftoi se edhe 124 shtretër janë të lirë në këtë qendër.

“Në këtë qendër janë edhe 124 shtretër të lirë aktualisht për personat e prekur me COVID-19”, shtoi ai.

Ndërsa, në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se përgjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 19 viktima dhe janë regjistruar edhe 289 raste të reja me COVID-19.

Related Articles