Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5,961.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 3.090 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.804.256 doza të vaksinës.
Po ashtu më shumë se 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.