6 nga 26 viktimat e sotme të COVID-19 ishin të vaksinuar

6 nga 26 viktimat e sotme të COVID-19 ishin të vaksinuar

26 viktima janë regjistruar sot në Kosovë nga COVID-19.

Ndërsa, 6 nga viktimat kanë qenë të vaksinuar kundër këtij virusi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencën që ka mbajtur sot për media.

Vitia ka thënë se nuk ka të dhëna se me sa doza kanë qenë të vaksinuar këta pacientë, megjithëse është shprehur se të gjithë kanë qenë me sëmundje shoqëruese.

“Nga 25 pacientë janë 6 pacientë të cilët kanë qenë të vaksinuar, mirëpo nuk është e specifikuar me një apo dy doza. Mirëpo të gjithë me sëmundje shoqëruese”, ka deklaruar ai.

Related Articles