Paralajmërohet që edhe të dielave do të ketë vaksinim

Paralajmërohet që edhe të dielave do të ketë vaksinim

Një muaj komod sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, po pret Qeveria e Kosovës në shtator. Madje, është paralajmëruar se së shpejti vaksinim do të ketë edhe ditëve të diela.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me ardhjen e rreth 150 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca” nga Gjermania, dhe të rreth 500 mijë “Pfizer” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë mjaftueshëm vaksina në stok për të shtuar ekipet mobile e ditët e vaksinimit.

Deri tash, në nivel vendi janë administruar mbi 835 mijë doza të këtyre dy vaksinave. 282 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat, ndërsa rreth 272 mijë nga një.

Ka një kohë që në Kosovë është ndërprerë procesi i vaksinimit fundjavave. Pas shtimit të rasteve me COVID-19 dhe kërkesës së komunave për shtim të vaksinimit, procesi është rikthyer edhe të shtunave.

Related Articles