6 persona lëndohen në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në orët e para të mëngjesit, raporton Gazeta “Enigma”.

Në aksidentin në të cilin janë përfshirë dy vetura, kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Lajmin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë  përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit  lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura, por Policia po e heton rastin. /Gazeta Enigma.

Related Articles