62 aksidente trafiku në 24 orët në Kosovë

62 aksidente trafiku në 24 orët në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka shqiptuar 218 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Ndërsa për mosrespektim të rregullave në trafik, Policia vetëm ditën e diele ka shqiptuar mbi 1157 gjoba.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur kanë ndodhur 34 aksidente me dëme materiale dhe 28 aksidente me të lënduar.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë arrestuar tetë persona, pesë persona janë dërguar në mbajtje dhe dy persona në ndalim policor./Gazeta Enigma/

Related Articles