Prishtina vazhdon të prijë për raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të prijë për raste aktive me COVID-19

Në Prishtinë janë 66 raste aktive me koronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas kryeqytetit, radhitet Ferizaj me 35 raste, pasuar nga Prizreni me 28, Gjilani 21, Klina 21, Kaçaniku 16 dhe Malisheva 15 raste aktive.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste pozitive me koronavirus.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 324. / Gazeta Enigma.

Related Articles