Festa e Fitër Bajramit nuk ka qenë e mirë për vozitësit në komunikacion, pasi në Kosovë kanë ndodhur 68 aksidente bën të ditur Policia e Kosovës.
Njëri prej 68 aksidenteve ishte me fatalitet, nga këto aksidente kanë mbetur të lënduar 34 persona dhe 33 kanë qenë vetëm me dëme materiale, shkruan Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 376 gjoba trafiku.
Gjithashtu, janë arrestuar 13 persona dhe 11 janë dërguar në mbajtje.