7 të vdekur dhe 820 raste të reja me COVID në Shqipëri

7 të vdekur dhe 820 raste të reja me COVID në Shqipëri

Shtatë qytetarë shqiptarë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë pohon se janë evidentuar dhe 820 raste të reja, ndërkohë është rritur numri i shtrimeve në spitale.

Aktualisht 223 pacientë po marrin trajtime në spitalet COVID, nga të cilët 18 janë në gjendje të rëndë.

Rritja e rasteve të reja ka çuar në shtim të rasteve aktive. Sipas MSH-së, janë 12,483 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224.

Në orët e fundit 1075 qytetarë i janë shtuar numri total të të shëruarve nga coronavirus. Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lë në fuqi masat ekzistuese mes të cilave; orën policore, parqitjen e testit negativ të COVID-19 për hyrje daljet në kufi dhe mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura.

Related Articles