86 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme

86 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 86 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme nga Covid-19, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas ShSKUK-së, 25 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në saje të raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë. 25 prej tyre, janë të konfirmuar pozitivë, 56 janë me oksigjeno-terapi , ndërkaq 2 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Situata me COVID-19: 86 pacientë po trajtohen në SHSKUKNë saje të raportit të punës për datën 24 qershor 2021, në…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Thursday, June 24, 2021

Related Articles