Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, Policia jep detaje (VIDEO)

Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, Policia jep detaje (VIDEO)

Pasditen e së hënës një vetaksident ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, njofton Gazeta “Enigma”.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobërqan.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Valon Osmanin zëdhënësin e Policisë në rajonin e Gjilanit, i cili ka njoftuar se nga ky aksident nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në lidhje me këtë nuk është inicuar rast, pasi që automjeti pa u penguar nga askush ka dalë nga rruga. Nuk janë shkaktuar as dëme materiale e as lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e tij për “Enigmën”.

Tutje ai ka shtuar se “automjeti është tërhequr dhe qarkullimi i automjeteve në atë pjesë të rrugës zhvillohet normalisht”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles