Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj kohe janë shënuar 7 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.
Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863.
Në total numri i rasteve aktive është 328. / Gazeta Enigma.