Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të premtën të mbahet seancë, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe adresimi i presidentës, Vjosa Osmani para deputetëve.
Këtë e ka bërë të ditur u.d e kryetares së shefës së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Është mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe është vendosur që të premten të mbahet seancë, për t’iu adresuar deputetëve për fundvit”, tha ajo.
Tutje, ajo ka folur edhe për krizën energjetike në të cilën po përballet Kosova. Ajo tha se gjendje e tillë është në tërë rajonin, për të cilën tha se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
“Ne jemi në kontakt edhe me ministrinë relevante. Do të përcjellim rrethanat dhe besojmë se do të sanohet si defekt në kuadër të Kosovës B. Parashihet që problemet të jenë sot dhe dy ditë të tjera. Është periudhë dimri dhe do të evitohet problemi me ngrohje dhe furnizimi me energji. Kriza energjetike është shpallur si rrjedhojë me gaz. Tashmë qeveria është në hapa dinamik në trajtimin e strategjisë”, tha ajo./Gazeta Enigma/