Sipas trajnerit Granit Begolli, BKT Superliga gjatë edicionit vjeshtor ka pasur luhatje sa i përket formës së ekipeve, duke u ndarë ato në dysh në fund të stinorit, ekipe pretendente për titull dhe ekipe për mbijetesë, ndërsa ka potencuar se befasuese për të keq ka qenë forma e jo e mirë e FC Prishtina dhe FC Feronikeli, të dyja ish-kampione.
Edicioni 2021/2022 është vlerësuar me luhatje të formës te të gjitha skuadrat nga trajneri Granit Begolli, i cili potencoi se Superliga e Kosovës nuk e ka pasur një ekip bindës që u vecua sa i përket formës gjatë këtij edicioni vjeshtor, ngase ka pasur shumë luhatje në formën e të gjitha skuadrave.
“Ka qenë e parashikuar nga të gjithë që do ekipet do të ndahen në këtë pikë të kampionatit ku jemi, në fund të sezonit vjeshtor. Skuadrat që janë mirë të organizara qëndrojnë lart në tabelë, ndërsa ato që kanë pasur problem të natyrave të ndryshme janë në pjesën e skuadrave që rrezikojnë elitën e futbollit Kosovar”, nënvizoi për Gazeta “Enigma” trajneri Begolli.
Sipas tij ka pasur disa skuadra tek të cilat pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, ndërsa ka thënë se lufta për titull do të jetë mjaft interesante deri në fund të kampionatit.
“Ka befasuar për të keq forma e dobët e Prishtinës dhe ajo e Ferronikelit, dy skuadrave që kanë fituar tituj edicioneve të meparshme në futbollin tonë. Në pranverë pritet një kampionat shumë interesant, me katër skuadrat e para që do të luftojnë për titull, dhe ajo skuadër që do të arrij të menaxhoj më mirë aspektin psikologjik do të jetë në avantazh ndaj të tjerave, në luftë për titull në fund të kampionatit”, përfundoi Begolli në prononcim e tij për Gazeta “Enigma”, duke i bërë një analizë rrjedhës së edicionit vjeshtor të ligës elite të futbollit të Kosovës.
Stinori pranveror në BKT Superligën e Kosovës pritet të rifillojë më 5 shkurt me ndeshjet e çerekfinales së Kupës.