Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku bëri shpalljen e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini (6,192 vota, 51.16%) ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,912 vota, 48.84%).
Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve. / Gazeta Enigma.