Aleksander Ceferin ka nisur një luftë që mund të qojë me largimin e tij nga UEFA. Menjëherë pasi Komiteti Ekzekutiv mori vendim që mos të përjashtojë asnjërën prej klubeve nga Champions League, shkaku i Superligës, Ceferin sërish është deklaruar.
Ceferin ka kërcënuar klubet me pretekst se nëse nuk tërhiqen krejtësisht nga Superliga, s’kanë më vend në Ligën e Kampionëve. Fansat, të cilët ishin kundër idesë së krijimit të Superligës, tani i kanë dalë kundër numrit një të UEFA-s. Sipas “El Chiringuito”, miliona tifozë kanë shpërndarë “CeferinOut”, ku kërkohet largimi i tij.
Ndërsa vet EUFA duket të jetë tepër e ndarë, madje në më shumë se dy taborre, pasi një numër i madh mbështetësish të Ceferin, janë deklaruar hapur kundër idesë së Superligës Europiane, në mesin e të cilëve më të zëshmit kanë qenë kroatet Zvonimir Boban e Davor Shuker, të dy këta pjesë të hierarkisë së lartë të dy asociacioneve kryesore të futbollit botërorë, UEFA e FIFA.
Kujtojmë që deklarata e Zvonimir Boban, i cili i ka cilësuar si “tradhëtarë dhe mbeturina të UEFA-s të cilat duhet pastruar”, mbështetësit e idesë së Superligës, dhe një pjese të anëtarëve të EUFA-s, është cilësuar mjaft e skajshme dhe si e tillë ka nxitur reagime të shumëta në botën e futbollit në përgjithësi. Deklaratat e tij erdhën vetëm pak ditë pasi Ceferin e solli Bobanin në njerin nga stolet e hierarkisë se lartë të UEFA-s.