Të premten në Deçan, kanë ndodhur dy vdekje në rrethana të pazakonshme, raporton Gazeta Enigma.
Një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e tij të fjetjes, pasi që dhoma e tij ishte kapluar nga zjarri. Trupi i tij u gjet në orën 06:00 të mëngjesit.
Rasti tjetër i vdekjes ndodhi në orët e pasdites, ku një qytetar dyshohet se vdiq pasi një dru ra mbi kokën e tij.
Mjeku kujdestar tha se personi që u godit nga lisi kishte plagë të hapura në kokë dhe gjakderdhje të madhe.