Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim janë 28 pacientë.
Prej tyre tetë janë pozitiv me COVID-19, ndërsa 20 të tjerë post-COVID.
Sipas njoftimit me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Njoftimi i plotë:
COVID-19: 28 pacientë në trajtim mjekësor
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet e datës 12 dhjetor 2021, në trajtim mjekësor janë 28 pacientë, 8 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 20 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient. /Gazeta “Enigma”/