Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti dhe atë si ministre, andaj edhe po realizohet.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sipas saj ka qenë e nevojshme të deklarohet për këtë çështje, pasi që “qenka ngritur si temë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe sa për t’ua kujtuar, në vitin 2017 si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pata propozuar një amendament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta”.
“Si ministri do ta përcjellim me kujdes procesin e punësimit të asistentëve nga komunat dhe do të sigurohemi që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla”, ka shkruar ajo.
“Ju siguroj se nuk do të ndalemi vetëm me asistentë, por do të angazhohemi edhe në punësimin e stafit tjetër mbështetës në shkolla. Fëmijët tanë meritojnë mundësi të barabarta dhe ne do të punojmë pa u ndalur që t’u ofrojmë ato”, ka përfunduar Nagavci./Gazeta Enigma/
Postimi i plotë: