Përvjetori i kryengritjes, protesta masive në Sudan

Përvjetori i kryengritjes, protesta masive në Sudan

Njerëzit në të gjithë Sudanin i janë bashkuar protestave masive për marrjen e pushtetit nga ushtria, derisa shënojnë përvjetorin e tretë të kryengritjes popullore.

Qindra mijëra persona kanë marshuar në kryeqytetin Khartoum, ku forcat e sigurisë iu hodhën gazsjellës.

Demonstratat e vitit 2019 e kanë çuar vendin në përmbysjen e ish-presidentit autoritar të Sudanit, Omar al-Bashir.

Udhëheqësit civilë dhe ushtarakë e patën të  vështirë të arrijnë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, deri kur u bë grushtshteti në tetor.

Muajin e kaluar, kryeministri i rrëzuar i vendit, Abdalla Hamdok, u rikthye në detyrë, pasi u vu në arrest shtëpie për marrjen e pushtetit ushtarak.

Por, kjo nuk ka arritur të ndalojë protestat në vend, ku protestuesit kanë bërë thirrje për një udhëheqje politike tërësisht civile./Gazeta Enigma/

Related Articles