Kryesia e Kuvendit është mbledhur në takimin e radhës për të vendosur për mbajtjen e seancës së re, raporton Gazeta “Enigma”.
Në rend dite janë një varg pikash nga seancat e kaluar si dhe 37 pika për seancën e re të Kuvendit.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.
III. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhjetor 2021:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin
publik.