Aksioni i policisë speciale të Kosovës ka përfunduar në Shilovë pak para orës 12 dhe situata në atë vend të banuar me serbë afër Gjilanit po normalizohet.
Forcat speciale të Kosovës janë paraqitur mëngjesin e sotëm nështëpinë e Zhivko Xhakliqit dhe Gradimir Mihajlloviqit ngaShilova në kërkim të armëve pa leje dhe pasi nuk kanë gjeturasgjë të dyshimtë, janë larguar nga fshati.
“Policia më tha se bëhej fjalë për kontroll rutinë dhe i lejova të kontrollonin shtëpinë time. Ata ishin korrekt”, tha Xhakliç, i cili është një ushtarak në pension.
Para hambarit të vëllait të tij Gradimir Mihajloviqit, gërmuan dheun në disa vende. “Unë nuk kam armë, as nuk kam pasur dheështë puna e tyre t’i kërkojnë”, thotë Mihajloviq.
Aksioni i policisë speciale, i cili u shfaq në Shilovë rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ka zemëruar vendasit. Në atë fshat me banorë serbë, që gjendet afër Gjilanit, ka rreth 300 shtëpi dhejetojnë 1500 banorë. / Gazeta Enigma.