Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Projektligji përcakton mision dhe detyrën e Policisë së FSK-së dhe se do të ketë autorizime specifike.
“Synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO. Policia ushtarake do të ketë autorizime specifik ligjor”.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me qëllim të zbatimit të programit legjislativ ministria paraqet projektligjin për akcizën në produkte të duhanit.
“Përfshinë produktet e reja të duhanit rritje e masave mbikëqyrës, kontrollet doganore etj”./Gazeta Enigma/