Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy shoferët dërgohen në QKUK

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta “Enigma”.

Dy shoferët e këtyre mjeteve janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënës i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia rreth orës 16:20 është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”./Gazeta Enigma/

Related Articles