Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë seancës ka thënë se janë disa probleme teknike dhe nevojiten disa rregullime, pasi mikrofonat e deputetëve nuk po funksionojnë.
Por siç duket, mikrofoni i deputetes Ganimete Musliut nuk kishte probleme.
Ajo e mori fjalën dhe e ftoi Konjufcën ta udhëheqin bashkë seancën.
“Mikrofoni jem po bon kryetar. A e udhëheqim bashkë seancën”, tha Musliu duke qeshur.
/Gazeta Enigma/