Një burrë është vrarë sot rreth orës 14:30, në fshatin Novosellë të Pejës.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se një i dyshuar me armë zjarri ka gjuajtur në drejtim të një personi tjetër, i cili edhe kishte mbetur i vdekur.
“Rreth orës 14:40 policia është njoftua për një vrasje, në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është thirrur emergjenca e spitalit duke e konstatuar kështu edhe vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësit relevante, poashtu edhe prokurori i rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, Gashi tha se dihet i dyshuari, mirëpo ai është në arrati, duke theksuar kështu se policia është në kërkim të tij.