Partia Sociademokrate do të mbajë këtë shtunë konferencë për media lidhur me disa çështje dhe “informata shqetësuese” për krizën energjitike në vend.
Sipas njoftimit drejtuar mediave, në këtë konferencë do të flas kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.
“Sot, me datën 25 dhjetor (e shtunë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media në lidhje me disa çështje dhe informata shqetësuese për krizën energjitike në vend. Në Konferencë prezanton Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet te selia qendrore e kësaj partie./Gazeta Enigma/