Përgjatë këtij muaji Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas ka shpenzuar gjashtë mijë infuzione NaCl në këtë kohë të gripit sezonal.
Mirëpo, vetëm me 2 mijë e 500 sosh janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe pjesën tjetër e ka siguruar vet ky institucion.
Pos kësaj, kjo QKMF ka një vjet që nuk është furnizuar nga MSh me sisteme të infuzioneve që është artikull i listës esenciale sikurse që ka mungesë të furnizimit të ilaçeve si Vitaminë C, Paracetomol, Renger, Glukoz dhe të tjera.
Për të përmbushur nevojën e produkteve esenciale menaxhmenti thotë se po mundohen që me buxhet vetanak të plotësojnë mungesën.
Megjithëkëtë, pacientët detyrohen të blejnë ilaçe për terapi kur ka mungesë.
Ministria e Shëndetësisë ka pohuar për mungesën e produkteve të listës esenciale në institucionet e kujdesit parësorë, për shkak të shkurtimeve buxhetore në këtë vit dhe rritjes së kërkesës karshi gripit.
Të njëjtit thonë se furnizimi është duke u përmirësuar krahasuar me fillimin e 2021.
Video mund ta shikoni këtu.