Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve nga COVID në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, nga 2 mijë e 32 testime, vetëm katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa 10 pacientë janë shëruar.
Kosova ka 343 raste aktive, derisa pozitiviteti i rasteve është 0.19 përqind.
Ndryshe, Kosova mbrëmjen e së dielës ka raportuar për nëntë raste të reja me variantin Omicron të koronavirusit. /Gazeta Enigma/.