Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Newcastle në udhëtim në ndeshjen e fundit të xhiros së 19-të në Premierligë.
Kështu, “Djajtë e Kuq” e ndërpresin serinë prej tri fitoreve radhazi, ndërsa mbeten të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, ku kanë regjistruar dy barazim dhe tri fitore. Madje, Manchester United ishte në disavantazh për rreth një orë lojë ndaj Newcastle.
Ishte Saint-Maximin i cili i kaloi vendasit në epërsi në minutën e shtatë të ndeshjes. Ky gol vendosi edhe rezultatin e pjesës së parë.
U desh të pritej inkuadrimi i Edinson Cavanit në pjesën e dytë që Manchester United të realizonte golin e barazimit.
Ishte minuta e 71-të kur uruguaiani me një goditje klinike barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.
Me këtë barazim, Manchester United shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë, kurse Newcastle United mbetet i parafundit me 11 pikë.