Moti i keq ka shkaktuar përmbytje masive në Brazil. Si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve shumë zona janë të bllokuara.
Gjithsej 116 qytete në shtetin verilindor brazilian të Bahias janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga e marta për shkak të përmbytjeve që kanë goditur këtë rajon që nga fundi i nëntorit.
Në Bahia përmbytjet kanë prekur më shumë se 470,000 njerëz, derisa uji ka hyrë në shtëpi e biznese duke i detyruar njerëzit t’i braktisnin gjërat e tyre.
Të dhënat zyrtare nga qeveria e shtetit kanë treguar se 34,163 njerëz kanë mbetur pa strehë e pothuajse 43,000 janë zhvendosur.
Si pasojë e përmbytjeve masive në Brazil, deri tash të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 358 të tjerë janë lënduar./Gazeta “Enigma”/