“I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”

“I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”

Në një intervistë për televizionin serb “TV Prva”, ambasadori amerikan Anthony Godfrey mes tjerash ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

I pyetur se çfarë mendon për Kosovën dhe Asociacionin e komunave serbe, ai theksoi se “Shtetet e Bashkuara mbështesin një dialog që mbështet BE-në”.

“I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit. Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak ka bërë presion për përfshirjen e Asociacionin e komunave serbe dhe pres që të diskutohet. Unë ndaj pakënaqësinë tuaj. Kjo është pengesa më e madhe për krijimin e një stabiliteti më të madh në rajon. Unë pres që Serbia ta bëjë dhe Kosova duhet të bëjë përparim, sepse duhet”, ka thënë ai.

Sipas ambasadorit amerikan, dy shtetet nëse duan të ofrojnë një jetë më të mirë, duhet t`a bëjnë këtë.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të krijojnë vetë një zgjidhje, nuk mund të vijë nga Rusia, SHBA apo BE. Ka hapa që e tregojnë këtë më mirë. Për shembull, konflikti i targave u zgjidh përmes Brukselit”, tha Godfrey./Gazeta “Enigma”/

Related Articles