Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar, të mërkurën ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz.
Kështu u bë e ditur në një postim në rrjetin social Facebook të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bën nderime pranë Varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz.
Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar.
Ju faleminderit miku ynë, Ministër Akar!”, shkruan Mehaj/Gazeta “Enigma”/