Gjykata e dënon një person me 16 vjet burgim pasi i njëjti grabiti dy mijë euro në një bastore

Gjykata e dënon një person me 16 vjet burgim pasi i njëjti grabiti dy mijë euro në një bastore

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 16 vjet burgim dhe me 4 mijë euro gjobë, B.N., pasi i njëjti u shpall fajtorë për veprën penale “grabitje”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “i pandehuri B. N., akuzohet se me datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në bastoren sportive “E.L.”, me përdorim të forcës së bashku me të pandehurin – tani i dënuar F. Gj., duke e sulmuar të dëmtuarin tani të ndjerin F. P., nga i njëjti përvetësojnë para në shumën prej dy mijë (2000) euro”.

I njëjti ka qëndruar për dy vjet në arrati, e ku më pas u ekstradua nga Italia në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.N., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Grabitja”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Shaqir Zika, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë (14) vjet dhe katërmijë (4000) € gjobë. I pandehuri B. N., akuzohet se “me datën 09 qershor 2013, në Gjakovë, në bastoren sportive “E. L.”, me përdorim të forcës së bashku me të pandehurin – tani i dënuar F. Gj., duke e sulmuar të dëmtuarin tani të ndjerin F. P., nga i njëjti përvetësojnë para në shumën prej dy mijë (2000) euro. I pandehuri B. N., ka qenë në arrati deri në vitin 2019, më pas është ekstraduar nga shteti Italian.

Related Articles