A do të ketë reduktime të ujit natën e Vitit të Ri?, flasin nga KRU “Prishtina”

A do të ketë reduktime të ujit natën e Vitit të Ri?, flasin nga KRU “Prishtina”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë furnizim stabil me ujë gjatë natës së Vitit të Ri.

Përmes një njoftimi nga kjo kompani kanë njoftuar se impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale.

“Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”, ju njoftojmë se gjatë ndërrimit të moteve, furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë stabil në tërë zonën e shërbimit. Do të jemi në shërbim të të gjithë konsumatorëve me ekipe operative në rast të ndodhjes së ndonjë avarie të papritur. Impiantet e trajtimit të ujit Albanik, Shkabaj dhe Badoc do të punojnë me kapacitete maksimale, me ç’rast edhe monitorimi i cilësisë së ujit do të jetë 24 h pa ndërprerë”, thuhet në njoftim./Gazeta “Enigma”/

Njoftimi i plotë:

Related Articles