Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se shfuqizimi i reformës së arsimit në Kamenicë nga kryetari Kadri Rrahimaj është në dëm të zhvillimit të fëmijëve për edukim cilësor.
Sipas , Kastrati nuk janë plotësuar as kushtet ligjore për ta shfuqizuar këtë reformë.
“Kjo qasje dhe ky vendim është në dëm të zhvillimit të fëmijëve në edukimin më cilësor dhe nuk mundet me pas zhvillim normal me ata fëmijë e nxënës. E dyta kjo është kundërligjore. Duhet me i plotësu disa standarde dhe kritere kur ti mundesh me e funskionalizu një shkollë dhe duhesh me i plotësu disa kushte ligjore kur e shfuqizon një vendim”, ka thënë Kastrati në emisionin “Frontal” në T7, përcjell Gazeta Enigma.
Për këtë gjë ai ka paralajmëruar edhe padi në Gjykatë për kryetarin e Kamenicës, Kadri Rrahimaj.
Më tutje, Kastrati tha se e ka ditur që reforma në arsim në Kamenicë do të ketë edhe kosto elektorale.
“Unë kur e kam nxjerr këtë vendim e kam ditur që ka me pas kosto elektorale. Në fillim kam mëndu që nuk kam asnjë gjase me fitu. Unë i takojë asaj gjenerate që mendojmë se duhet të bëjmë vepra të mira, punë të mira pa marrë parasysh a ka kosto apo përfitim elektoral”, ka thënë ai.