Tre të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me COVID 617 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre persona të prekur me COVID-19, ndërsa 284 janë shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 312. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-67 vjeç, një qytetare nga Elbasani 75-vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 209.516 raste pozitive, prej tyre 200.465 janë shëruar, 5.836 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.215 pacientë.

Related Articles