Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë qytetarët për Festën e Vitit të Ri.
Në fjalimin e tij përmbledhës për këtë vit, Konjufca është deklaruar edhe për situatën e pandemisë në vend.
“Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona”, ka theksuar ai.
Nëpërmjet një urimi drejtuar qytetarëve të Kosovës, Kryeparlamentari ka thënë se “Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja”.
Postimi i plotë:
“Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona.
Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës!
Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja.
Gëzuar 2022!”, ka shkruar Konjufca./Gazeta “Enigma”/