Në natën e ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.
Kryeministri Kurti takoi punëtorët që po punojnë në termocentrale në natën e ndërrimit të moteve dhe i falënderoi ata dhe menaxhmentin për angazhimin e tyre, veçanërisht në javët e fundit.
“Duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhshme, ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë, për përballjen me krizën energjetike që ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën”, thuhet në komunikatën e ZKM-së./Gazeta “Enigma”/