Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi në “Orën e Pasditës” në Klan Kosova ka folur për sukseset e filmit “Zgjoi”.
Ky film është futur në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars 2022.
“Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen, interpretuar nga Yllka Gashi, e cila është në vazhdimësi në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë.
Yllka këtë e ka quajtur arritje të madhe për Kosovën dhe kinematografinë e saj, si një nga rastet e pakta që u mundësohen kineastëve e produksioneve të ndryshme elitare botërore.
“Ka qenë arritje e madhe për Kosovën dhe kinematografinë tonë. Tani duhet marketing, në Amerikë është përkeqësuar gjendja me COVID-19, e këto lloj shfaqje që janë paraparë të mbahen, do të mbahen vetëm online, e që nuk është e njëjta ndjesi”, u shpreh ajo.
Gashi tha se pos punës së madhe që i pret, për të hyrë në listën edhe më të ngushtë të Oscarit, duhet edhe fati.
“Na pret një punë shumë e madhe dhe shpresoj të kemi fat, sepse është punë fati. Të gjithë ata filma aty janë filma të mirë, sepse për një arsye kanë hyrë ne 15-she, shpresoj të kemi fat të hyjmë në 5-she”, u shpreh Gashi.
Ajo tregoi se ky rol ishte një ëndërr e saj dhe se tha se u bë realitet në momentin qe filluan xhirimet e tij.
“Asnjë rol nuk ëshë i lehtë, secilin rol edhe më të voglin ish dashtë me e marr seriozisht. Në rastin e zonjës Fahrije është ndryshe, sepse ajo është gjallë dhe probabiliteti që mos me i pëlqy forma si është portretizu, ishte shumë i madh. Unë kom jetu me andrrën që me e realizu këtë rol. Ajo ëndërr është bërë realitet në momentin që kanë fillu xhirimet.
Tutje, Yllka Gashi u shpreh se ndër të tjera, ky projekt ishte edhe shumë personal për ta, në aspektin e periudhës në të cilën zhvillohet ngjarja./Gazeta Enigma/