Varroset Flamur Rexha, i dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij (VIDEO)

Varroset Flamur Rexha, i dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të tij (VIDEO)

Në Ponoshec të Gjakovës këtë të diel u varros, Flamur Rexha, që mbeti i vdekur në fillim të javës në Hamburg të Gjermanisë.

Në varrezat e këtij fshati morën pjesë familjarë e dashamirë të kësaj familjeje që erdhën në varrimin e 44 vjeçarit, njofton Klan Kosova.

Ai dyshohet se kishte vrarë dy fëmijët e tij dhe më pas edhe vetën, ndërsa kishte mbetur e plagosur edhe gruaja e tij.

Familja nuk di shumë për ngjarjen, por, që kanë kërkuar që birit të tyre t’i bëhet obduksion edhe në Kosovë për t’i hequr dilemat.

Sipas tyre kjo nuk u është lejuar pa u mbyllur procedurat në Gjermani./Gazeta Enigma/

Related Articles